Eriksen drejt largimit nga Interi, ky mund të jetë destinacioni i radhës

Futboll

Eriksen drejt largimit nga Interi, ky mund të jetë destinacioni i radhës

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:00
Christian Eriksen

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen në janar pritet të largohet nga klubi dhe këtë e konfirmoi minutazha e ulët kundër Real Madridit.

Danezi iu bashkua “Neurazurëve” nga Tottenhami në janar, por nuk është në projektin e Antonio Contes.

Conte dje nuk i dha mundësi Eriksenit të tregojë vetën duke e lejuar të luajë pas dy golave të pësuar.

Eriksen është i lidhur me rikthimin në Angli dhe thuhet se destinacioni kryesor mund të jetë Arsenali.

Interesim për Eriksen kanë treguar edhe dy gjigantët evropianë, si Borussia Dortmund dhe PSG-ja.

Mbetet të shihet në janar vendimi përfundimtar i klubit italian për mesfushorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat