Amaneti i Maradonës, mbi varrin tim dua të shkruhet….

Futboll

Amaneti i Maradonës, mbi varrin tim dua të shkruhet….

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:20
Amaneti i Maradonës, mbi varrin tim dua të shkruhet….

Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit botëror që u nda nga jeta një ditë më parë e ka lënë mesazhin që dëshiron t’i shkruhet mbi varrin e tij.

Në një intervistë të dhënë 15  vite më parë në emisionin “La Noche del 10” Maradona ka lënë një amanet i cili është rikthyer në vëmendje nga mediat vetëm pak orë pas ndarjes së tij nga jeta.

“Çfarë do t’i thosha Maradonës në varreza? Faleminderit që kam luajtur futboll sepse ishte sporti që më ka dhënë më shumë hare se çdo gjë tjetër.

Të luaja futboll për mua ishte si të prekja qiellin me dorë. Dhe tani që e mendoj, në gurin e varrit tim do të doja që të shkruhej: ‘Faleminderit topit’.

Po, pikërisht këtë të kem në varrin tim, kur të ndahem nga jeta”, shprehej Diego.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat