Tifozët që urrejnë njëri - tjetrin, po vajtojnë së bashku për vdekjen e Maradonës 

Futboll

Tifozët që urrejnë njëri - tjetrin, po vajtojnë së bashku për vdekjen e Maradonës 

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:46
Tifozët që urrejnë njëri - tjetrin, po vajtojnë së bashku për vdekjen e Maradonës 

Bota është në shok pas vdekjes së futbollistit më të mirë në histori, Diego Armando Maradonës. 

Në Argjentinën e tij të lindjes, tifozët e futbollit i thonë lamtumirë  Diegos dhe madhështia e tij tregohet nga fakti se tifozët e skuadrave Boca Juniors dhe River Plate, skuadrat më të urryera mes vete, po vajtojnë së bashku për vdekjen e tij.

Tifozët janë bërë bashkë dhe në lot e në vaj, nuk mund të besojnë se ka ikur në amshim mbreti i futbollit. 

Maradona, dje vdiq në moshën 60-vjeçare, duke shkaktuar pikëllim të thellë pothuajse në mbarën botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat