Casarin: Maradona me tregoi për golin me dorë kundër Anglisë

Futboll

Casarin: Maradona me tregoi për golin me dorë kundër Anglisë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:10
Diego Maradona

Diego Maradona kishte shënuar “golin e shekullit” kundër Anglisë por edhe golin që nihet me emrin “Dora e Zotat”, ka treguar ish gjyqtari i asaj ndeshje, Paolo Casarin

El Pibe de Oro vdiq të mërkurën në moshën 60 vjeçare dhe një tabloid anglez vendosi që ta vendos në faqen e parë golin kundër Anglisë në Botërorin e 1986.

Megjithatë, në vend që të kujtohet njëri prej golave më të mirë të shënuar në një Botëror, ata u fokusuan në golin me dorë që tundi rrjetën e Peter Shilton.

“Do ua tregoj një tregim për këtë”, tha ish gjyqtari Casarin për Sky Sport Italia.

“Ai me tha për golin e dytë, ku ai duke u kërrusur, u kthye nga unë, la skuadrën pas pasi kaloi tërë lojtarëve dhe shënoi “Golin e Shekullit dhe pastaj shënoi golin “Dora e Zotit”, tha Casarin.

“Maradona me tregoi që ai është dashur ta shënoi atë gol, për ta treguar vetveten që ai mund ta bëj, edhe pse nuk ishte i rregullt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat