Maradona do të varroset pranë nënës dhe babait të tij!  

Futboll

Maradona do të varroset pranë nënës dhe babait të tij!  

Nga: K.G. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:30
Maradona do të varroset pranë nënës dhe babait të tij!  

Futbollisti legjendar argjentinas Diego Armando Maradona ka nisur udhëtimin e tij të fundit.

Autoritetet argjentinase morën arkivolin me trupin e të famshmit Maradona nga ndërtesa e Qeverisë në Buenos Aires, për varrim në varrezat të Bela Vista, në pjesën verilindore të kryeqytetit të Argjentinës.

Tifozët mund t'i bënin nderimet e fundit Diego deri në orën 16.00 pasdite me kohën lokale, por kjo u shndërrua në një kaos të përgjithshëm, pasi një numër i madh i tifozëve nuk mund të hynin në ndërtesën e Qeverisë dhe të kalonin pranë arkivolit të ekspozuar.

Familja e Maradonës  kërkoi që ceremonia e varrimit të bëhej pa praninë e publikut, dhe gjithashtu autoritetet, të frikësuar nga mundësia e trazirave, vendosën të mos shpallnin kohën e saktë të varrimit.

Trupi i Diegos do të vendoset në një varr të përbashkët ku pushojnë prindërit e tij Dalma Salvadore Tota Franco dhe babai i tij Don Diego Chitoro Maradona!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat