Elseid Hysaj do të firmosë në janar me klubin e ri

Futboll

Elseid Hysaj do të firmosë në janar me klubin e ri

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:55
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj është shumë pranë largimit nga Napoli, ose më saktësisht po kalon sezonin e fundit në radhët e këtij klubi.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare të futbollit, sipas mediave përtej Adriatikut, ka gjetur akordin dhe pritet të firmosë marrëveshjen me klubin e ri që në ditët e para të janarit 2021.

Hysaj është në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe që në janar i lejohet të firmosë me këdo.

Kanë qenë të shumta skuadrat që kanë shfaqur interes për futbollistin e sipas rregullores, ai mund të firmose me një ekip të ri që në ditët e para të janarit, kur fillon 6-mujori i fundit i marrëveshjes së tij.

“Calcionapoli24” ka bërë të ditur se mbrojtësi shqiptar do të firmosë në ditët e para të janarit me klubin e tij të ri. Emri i klubit mbetet një mister, por në mediat pranë napolitanëve janë të sigurt se Hysaj do t’i japë lamtumirën skuadrës së De Laurentis për të gjetur një opsion më të rëndësishëm nga pikëpamja financiare, po brenda Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat