Shpërthen këngëtarja: Sot humbën jetën dy femra, vdekja e Maradonës paska më shumë rëndësi se…

Futboll

Shpërthen këngëtarja: Sot humbën jetën dy femra, vdekja e Maradonës paska më shumë rëndësi se…

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 23:49
Shpërthen këngëtarja: Sot humbën jetën dy femra, vdekja e Maradonës paska më shumë rëndësi se…

Ndarja nga jeta e legjendës argjentinase të futbollit, Diego Armando Maradona, është pa diskutim në qendër të vëmendjesh në gjithë botën. Më tepër, në Argjentinë dhe Itali (në Napoli), njerëz të shumtë, kanë dalë nëpër rrugë, në nderim te legjendës së futbollit.

Megjithatë përveç nderimeve, nuk kanë munguar as polemikat.

Një e tillë është ngritur edhe nga këngëtarja italiane, Laura Pausini. Kjo e fundit nuk ka dashur të ulë figurën e Maradonës, por ka bërë një reagim të fortë në “Instagram” për “Ditën kundër dhunës ndaj grave” , të cilin e fshiu pas komenteve të shumta që vërshuan në drejtim të saj.

“Në Itali bën më shumë lajm lamtumira e fundit që i jepet një burri, sigurisht shumë i zoti për të luajtur futboll, por shumë pak i vlerësueshëm për një mijë gjëra personale të bëra publike, sesa lamtumira që u jepet shumë femrave të keqtrajtuara, dhunuara, abuzuara.

Sot ato nuk janë lajmi më i rëndësishëm i këtij vendi, edhe pse këtë mëngjes kanë humbur jetën edhe dy femra të tjera. Me të vërtetë që nuk e di çfarë të mendoj më.”, shkruante Pausini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat