“Të gjithë e njihnin Maradonën, vështirë se dikush e njihte Diegon që më telefononte pas çdo humbje”

Futboll

“Të gjithë e njihnin Maradonën, vështirë se dikush e njihte Diegon që më telefononte pas çdo humbje”

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 09:26
Maradona dhe Morinho

Portugezi menjëherë pas lajmit për vdekjen e Maradonës, bëri nderime në Instagramin e tij.

Por, pas ndeshjes së Ligës së Evropës, ku Tottenham mposhti Ludogorets, ai foli sërish për Maradonën.

“Sinqerisht, për Maradonën nuk do të më merr malli. Ishte Maradona që e njihnin të gjithë, dhe unë isha ndër të paktët që e njihja si Diego. Isha afër Diegos, i cili kishte një zemër të madhe”,  deklaroi Mourinho.

“Ai më telefononte pas çdo humbje, ai më ngushëllonte duke më thënë: “Oh, mos harro se je më i miri në këtë botë”. Kjo është ajo që do të më mungoj më shumë”.

“Unë u thash sot lojtarëve të mi se kush ishte Diego”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat