Çmenduria e tifozit për Maradonën, vizaton portretin e legjendës në shtëpinë e rrënuar

Futboll

Çmenduria e tifozit për Maradonën, vizaton portretin e legjendës në shtëpinë e rrënuar

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 11:34
Çmenduria e tifozit për Maradonën, vizaton portretin e legjendës në shtëpinë e rrënuar

Çmenduria e tifozit sirian për Maradonën, vizaton portretin e legjendës në shtëpinë e rrënuar në Siri!

E gjithë bota, sidomos ajo sportive dhe futbollistike, është në lot nga mbrëmja e së mërkurës. 

Futbollisti legjendar, Diego Maradona është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, pas një sulmi në zemër.

Ndërsa dje i janë homazhet e lamtumirës prej mijëra argjentinasve, kurse sot ai është varrosur.

Zemërthyer janë edhe sportdashës të tjerë nga mbarë globi, si një piktor sirian, i cili ka gjetur një mënyrë unike për ta nderuar para shkuarjes në botën tjetër “Dorën e Zotit”.

Ai ka pikturuar portretin e Maradonës në murin e shtëpisë së tij të rrënuar nga lufta në Siri. 

Dashuri dhe respekt pa kushte për njërin ndër futbollistët më të mëdhenj të historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat