Aston Villa ende është e interesuar për Rashicën

Futboll

Aston Villa ende është e interesuar për Rashicën

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 11:39
Aston Villa ende është e interesuar për Rashicën

Aston Villa ende është e interesuar për sulmuesin e Werder Bremenit dhe të Kosovës, Milot Rashica, bën të ditur “DeichStube”.

Villa e kërkoi me ngulm sulmuesin e talentuar 24-vjeçar në afatin kalimtar veror, ndërsa e ka kthyer vëmendjen tek ai sërish.

Anglezët synojnë që të bëjnë tjetër ofertë në muajin janar për ish-sulmuesin e Vushtrrisë.

Werderi sipas raportimeve të muajve më parë ka qenë i interesuar që ta shesë futbollistin kosovar, por vetëm me një çmim të arsyeshëm.

Në këtë fillim sezoni, Rashica i ka luajtur vetëm katër ndeshje, me totalin e 207 minutave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat