Vdes futbollisti shqiptar në Turqi, që u godit nga tërmeti 

Futboll

Vdes futbollisti shqiptar në Turqi, që u godit nga tërmeti 

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 11:57
Vdes futbollisti shqiptar në Turqi, që u godit nga tërmeti 

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Malik Tahirler, vdiq në moshën 28-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga aktorja shqiptare që jeton e vepron në Turqi, Mimoza Elezi. 

“Tërmeti që goditi Izmirin hapi shumë plagë të mëdha që kurrë s’do shërohen.

Një nga këto plagë e hapi edhe për familjen e futbollistit të ri shqiptar, Malik Tahirler. 

Mahiri si mijëra familjarë të tjerë të İzmirit u godit nga tërmeti. Për një kohë të gjatë ai İ rezistoj kthetrave të pamëshirshme të vdekjes.

Ai u mundua të jetoj, rezistoj deri me dje por hija e rëndë e zezë e kulçedrës ‘’vdekje‘’ u tregua e  pamëshirshme duke e mbuluar rrezen e diellit me çarçafin e saj të zi. 

Në moshën e rinisë, Mahiri ju dorëzua të zezës ‘’VDEKJE’’ dhe mbylli sytë për gjithmonë.
Ai pretendonte për një të ardhme të ndritshme, ai do të rrezatonte në fushat e futbollit si një yll, por ylli ti u shua. 
U prehesh në paqe o Bir Shqiptar. 

Zoti të bekoftë me Xhennet. Ngushëllime”, ka shkruar Elezi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat