Trashëgimia e Maradonës – lista tronditëse e pasurive dhe kontratave që ai kishte

Futboll

Trashëgimia e Maradonës – lista tronditëse e pasurive dhe kontratave që ai kishte

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 11:58
Diego Maradona

Një vdekje është gjithmonë e dhimbshme, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një ikonë botërore, si Diego Maradona, i konsideruar si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Por, në anën tjetër të medaljes së trishtimit, ekziston një trashëgimi gjigante.

Është një lista e pasurive dhe kontratave të legjendës Maradona, dhe protagonistët kryesorë në këtë trashëgimi janë pesë fëmijët e tij të njohur: Dalma, Giannina, Diego jr, Dieguite Fernando dhe Jana.

Në atdheun e tij, Maradona ka pronën mitike të Segurola dhe Habana, dhe gjithashtu një apartament shtesë. Ai gjithashtu ka një pronë tjetër moderne në Puerto Madero. Ekziston edhe shtëpia e Rocio Oliva dhe familjes së saj në Bella Vista, e fituar nga ai dhe më vonë e transferuar te ish partneri i tij. Si shtëpia në lagjen e mbyllur në Campo de Roca në Brandsen, ashtu edhe shtëpia në Tigre, ku ai vdiq.

Maradona kishte katër makina në Argjentinë , por atij i kishin mbetur edhe dy shumë të shtrenjta në Dubai : një Rolls Royce Ghost , me vlerë 300,000 euro dhe një BMW i8, me vlerë 145,000.

Lista e tij e pasurive shtrihet edhe në Bjellorusi, ku kishte një përvojë kalimtare si president nderi i Dinamo Brest. Në këtë udhëtim atij i është dhënë një unazë diamanti në vlerë prej 300 mijë euro

Edhe pse Diego fitoi shumë para gjatë kohës së tij si lojtar, të ardhurat e tij u shumëfishuan gjithashtu kur Matias Morla u bë avokat i tij.

Ishte një kohë kur ylli argjentinas nënshkroi disa kontrata të mëdha, me Konami (Për PES), me një markë të veshjeve sportive, teksa ka shkolla futbolli edhe në Kinë që mbajnë emrin e tij. Ai ka investime edhe në Kupë, midis tyre edhe një hotel. Maradona gjithashtu ka pasuri edhe në Itali.

Drejtësia, në këtë rast, nuk do të ketë një detyrë të lehtë, është shumë e vështirë të llogaritet saktë pasuria e një njeriu që ka prodhuar një trashëgimi legjendare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat