Barcelona gati ta shesë Coutinhon

Futboll

Barcelona gati ta shesë Coutinhon

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:56
Barcelona gati ta shesë Coutinhon

Barcelona gati ta shesë Coutinhon në janar, synon 70 milion euro!

Edhe pse me Ronald Koeman është një futbollist në qëndër të projektit dhe po luan rregullisht, Barcelona mund të shesë Philippe Coutinhon në merkaton e janarit.

Braziliani ka bërë paraqitje të mira me blaugranat gjatë kësaj periudhe dhe ka rritur vlerën e tij në treg.

Drejtuesit e Barçës do të synojnë të përfitojnë një shifër të konsiderueshme nga shitja e 28-vjeçarit për të cilin kanë shpenzuar 145 milionë euro për ta blerë nga Liverpooli.

Barcelona kërkon të arkëtojë 70 milionë euro nga shitja e Coutinhos i cili mund të jetë opsion i mirë në merkaton e dimrit sidomos për klubet angleze ndërkohë që edhe Juventusi mund ta tentojë blerjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat