Paga e lojtarit pritet të dyfishohet

Futboll

Paga e lojtarit pritet të dyfishohet

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 13:24
Paga e lojtarit pritet të dyfishohet

Lorenzo Pellegrini është duke pritur për të nënshkruar kontratën e re me Romën.

Mesfushori italian është njëri nga më të mirët në Serie A, teksa është edhe zëvendës kapiten i Romës pas Edin Dzekos.

24-vjeçari është kërkuar prej kohësh nga klubet më të mëdha si Inter, Juventus, Paris Saint Germain, Milan, Chelsea e Manchester United.

Mirëpo ai ka vendosur që të qëndrojë te Roma edhe përkundër që klubet e interesuara kanë shprehur gatishmëri ta paguajnë klauzolën e ulët që ka vetëm 32 milionë euro.

Drejtuesit e ri të Romës i kanë përgatitur një kontratë të re deri në vitin 2025, kontratë në të cilën lojtari nuk ka klauzolë largimi.

Në kontratën e re përfshihet edhe rritja e pagës së lojtarit, i cili aktualisht fiton 2,3 milionë euro në sezon.

Paga e lojtarit pritet të dyfishohet dhe Pellegrini shihet si e ardhmja e Romës.

Reprezentuesi italian ka pranuar vazhdimin e kontratës me Romën e cila pritet të zyrtarizohet brenda këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat