Empoli kundërshtari i Napolit

Futboll

Empoli kundërshtari i Napolit

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 14:46
Empoli kundërshtari i Napolit

Empoli kundërshtari i Napolit në 1/8, Brescia humbet në tavolinë!

 

Janë përcaktuar të gjitha sfidat e raundit të 1/8-ave të Kupës së Italisë pasi gjykatësi sportiv i ka dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Empolit në ndeshjen ndaj Brescias me “dallëndyshet” që janë eliminuar nga kompeticioni pasi nuk janë paraqitur në fushë për sfidën ndaj Empolit.

Në këtë mënyrë skuadra ku luan edhe mesfushori shqiptar Emanuele Ndoj i ka dhënë lamtumirën kompeticionit, ndërkohë që kundërshtari i Napolit në raundin e 1/8-ave do të jetë Empoli.

Napoli ka ekip shumë të mirë dhe padyshim se janë favoritë i madh ndaj  Empolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat