Ronaldo nuk ftohet për ndeshjen ndaj Beneventos

Futboll

Ronaldo nuk ftohet për ndeshjen ndaj Beneventos

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 15:05
Ronaldo nuk ftohet për ndeshjen ndaj Beneventos

Cristiano Ronaldo nuk do të ftohet me Juventusin për ndeshjen kundër Benevento të planifikuar për nesër në mbrëmje në stadiumin ‘Vigorito’, transmeton Insporti.

Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, portugezi do të pushojë, ndërsa Leonardo Bonucci, i cili u kthye në grup sot, do të thirret.

CR7 është në formë të jashtëzakonshme edhe këtë edicion, ku disa herë ka qenë vendimtar në fitoret e skuadrës së tij.

Fakti që ai u infektua me COVID-19 dhe mungoi disa ndeshje për Juven, ndikoi keq te ekipi që nuk pati rezultate të mira.

35-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mesjavë, kundër Barcelonës në ”Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat