Milani merr vendim për futbollistin

Futboll

Milani merr vendim për futbollistin

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 15:08
Musacchio

Milani merr vendim për futbollistin Musacchio.

Mateo Musacchio është një nga futbollistët e Milanit që i përfundon kontrata në verën e ardhshme, por ndryshe nga emra si Ibra, Calhanoglu, drejtuesit e klubit milanez nuk kanë ndërmend t’i rinovojnë bashkëpunimin spanjollit.

Dëmtimet e shpeshta kanë bërë që Musacchio të mbetet më shumë në infermieri, ndërsa duke parë stabilitetin e krijuar me dyshen Romagnoli-Kjaer dhe të riun Gabbia në pankinë, te Milani nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë kontratë të re mbrojtësit spanjoll, transmeton tch.

Aktualisht për Musacchion kanë shfaqur interes klube si Valencia e Villareal, të cilat mund të paguajnë një shifër simbolike për ta marrë që në janar, ose të presin qershorin për ta transferuar me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat