De Biasi zbulon bisedën e veçantë me Dukën

Futboll

De Biasi zbulon bisedën e veçantë me Dukën

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 15:12
De Biasi zbulon bisedën e veçantë me Dukën

Giani De Biasi gjatë një interviste të gjatë me median italiane “TuttoMercatoWeb.com”, ka folur edhe për Shqipërinë dhe idenë e përfshirjes së lojtarëve të ri në lojë:

“Tek Kombëtarja e Shqipërisë unë kam bërë që Elseid Hysaj të debutojë në moshën 18-vjeçare, kur u aktivizonte me Empolin. Po fitonim 1-0 ndaj Norvegjisë, ku sigurisht ishin më të mirë se ne.

Në fundin e ndeshjes, presidenti Duka më thotë që jam i çmendur. Unë i thash që nëse do kishim edhe 5 lojtarë të tjerë si ai, do t’i aktivizoja.

Nëse ia jepni makinën një 18-vjeçari, kjo është për shkak se ai mund të ngasë makinën dhe të përmirësohet gjatë rrugës.

Por nëse e nxehni që në ndeshjen e parë, pjekuria nuk ndodh brenda ditës, duhet vetëm guxim për të bërë zgjedhje të caktuara.”, përfundon De Biasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat