S’merr pjesë në varrimin e babait për shkak të koronavirusit, ky është mesazhi prekës i djalit të Maradonës

Futboll

S’merr pjesë në varrimin e babait për shkak të koronavirusit, ky është mesazhi prekës i djalit të Maradonës

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 16:48
Diego Armando Maradona

Të mos mundësh të shkosh në varrimin e babait tënd, për më tepër, kur ai është një legjendë.

Djali i Diego Armando Maradonës, Diego Maradona Junior, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe kështu nuk do të jetë prezent në ceremoninë e varrimit.

Kësisoj, ai përmes rrjetit social “Instagram” ka shkruar se do të dëshironte që këtë ditë ta kalonte ndryshe, por e gjen veten të mbyllur dhe në pamundësi për të qenë pjesë e kortezhit, për arsye tashmë të kohës.

Image

“Do të kisha dashur ta kaloj këtë ditë ndryshe, duke u argëtuar dhe harruar momentet e vështira për disa orë. Tani e gjej vetën shumë larg nga ju, shpresoj të buzëqeshësh dhe gjithmonë të jesh i lumtur”.

“Duajeni dhe mbrojeni fanellën tuaj sikur të ishte lëkura e dytë. Është fanellë e përjetshme, fanella e babait tim”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat