Paradoksi në Kategorinë e Parë

Futboll

Paradoksi në Kategorinë e Parë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 18:21
Paradoksi në Kategorinë e Parë

Kategoria e Parë ka probleme të mëdha, dhe siodmos me infrastrukturën!

Disa herë është thënë nga Sektori i Garave në FSHF, se nëse një skuadër nuk do të ketë një fushë të vetën të licencuar nuk do të marrë pjesë në garë, madje duke qenë një nga kriteret kryesore për t’u licencuar…! Por, ka mbetur vetëm në rangun e fjalëve sepse nuk ka asnjë masë.

Mjafton që t’i hedhësh një sy kalendarit të ndeshjeve që luhen këtë fundjavë në Kategorinë e Parë, për të kuptuar se në të dyja grupet, A dhe B, janë shumë ekipe që për shkak të mungesës së fushave, disa në rikonstruksion e disa nuk plotësojnë standartet i luajnë në stadiume e fusha neutrale!

Për të ardhur keq dhe nuk janë pak, apo për më tepër janë ekip me histori në vendin tonë.

Ajo që bie në sy është se nga tetë ndehsje që luhen këtë javë, gjashtë ekipe i luajnë përballjet në fusha asnjanëse….

Katëegoria e Parë/Java 4, nesër ora 14:00

Grupi A

Partizani B – Korabi (Në Pezë)

Besëlidhja – Burreli (Lezhë)

Veleçiku – Dinamo (Shkodër)

Të dielën

Vora-Erzeni (Pezë)

Grupi B

Elbasani-Lushnja (Cërrik)

Egnatia-Flamurtari (Peqin)

Besa-Turbina (Luz)

Të dielën

Tomori-Pogradeci (Berat).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat