Lampard beson që Harry Kane dhe Son Heung-min...

Futboll

Lampard beson që Harry Kane dhe Son Heung-min...

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 19:16
Lampard beson që Harry Kane dhe Son Heung-min...

Dyshja e Spurs tashmë kanë shënuar nëntë gola në kombinim këtë sezon dhe janë rrugës për ta thyer rekordin e dyshes se Chelsea

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard beson që Harry Kane dhe Son Heung-min do të “thyejnë shumë shpejt” rekordin e tij dhe Drogbas në Premier Ligë, duke pasur gola më së shumti të shënuar si dyshe, derisa menaxheri i Chelsea do ta pret dyshen e Tottenhamit në Stamford Bridge të dielën.

Blutë do të presin rivalët e tyre të vjetër në Derbin e Londrës këtë vikend, derisa trajneri i Bluve do ta pret trajnerin Jose Mourinho, me të cilin pati vitet më të mira në karrierën e tij sa ai ishte trajner në Chelsea.

“Sigurisht, ata janë kërcenim për këtë rekord dhe ata do ta thyejnë atë shumë shpejt nëse merret parasysh mënyra se si po luajnë”, tha 42 vjeçari. “Nuk me shqetëson shumë ky rekord”.

“Është një gjë që mua dhe Dierin na ka bërë krenar për disa shkallë por ky është futbolli dhe gjërat lëvizin. Lojtarët e këtij niveli sigurisht që e testojnë këtë gjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat