Tifozët e Interit kërkojnë shkarkimin e Contes

Futboll

Tifozët e Interit kërkojnë shkarkimin e Contes

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 19:25
Antonio Conte

Ndërsa Interi dhe Antonio Conte duken të bindur se do të vazhdojnë së bashku, thirrjet po rriten mes tifozëve që trajneri të shkarkohet, pasi ‘hashtagu’ #ConteOut është në trend në rrjetin social Twitter.

Nerazzurrët janë praktikisht jashtë Ligës së Kampionëve pas humbjes së tyre në shtëpi nga Real Madridi me rezultat 2-0.

Me vetëm dy pikë nga katër ndeshje, ata gjithashtu rrezikojnë seriozisht që të dalin jashtë Evropës, pasi Shakhtar Donetsk është momentalisht në vendin e tretë.

Ata gjithashtu po hapsin në vështirësi në Serie A, por pavarësisht arritjes në finalen e Ligës së Evropës në gusht dhe përfundimit të sezonit të kaluar me vetëm një pikë larg, Juventusit, përvoja e Contes tashmë është quajtur një dështim nga disa.

Hashtagu #ConteOut është në trend në Twitter në Itali, megjithëse gazeta Corriere della Sera siguron që Conte nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe as Interi nuk e konsideron mundësinë e një shkarkimi.

Interi tradicionalisht nuk ka shumë durim me teknikët e tyre, pasi në 43 vitet e fundit, vetëm tre trajnerë arritën të qëndronin në stol për më shumë se dy sezone me radhë – Eugenio Bersellini, Giovanni Trapattoni dhe Roberto Mancini. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat