“AIR Albania” Stadium e gatshme të presë një finale të madhe europiane

Futboll

“AIR Albania” Stadium e gatshme të presë një finale të madhe europiane

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 19:31
“AIR Albania” Stadium e gatshme të presë një finale të madhe europiane

“AIR Albania” Stadium e gatshme të presë një finale të madhe europiane.

Pas disa nominimeve për finalet e Superkupës së Europës, duket se stadiumit më modern në vend dhe një nga më modernët në ballkan “AIR Albania’-s po i vjen dita që t’a luajë një finale europiane.

Pas krijimit të Ligës më të re europiane për klube si UEFA Conference Ligë, sipas gazetarit të “Associated Press”, Graham Danbar ka deklaruar në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” se finalja e këtij kompeticioni në “AIR Albania” Stadium do të mbahet në vitin 2022, ku vendimi do të merret javën e ardhshme, shkruan panoramasport.

Nëse pandemia deri në atë kohë do të ketë përfunduar, do jetë një shans i mire për shqiptarët për të pare një finale europiane në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat