Marcelo Bielsa kritikon rregullat e reja të Qeverisë Britanike

Futboll

Marcelo Bielsa kritikon rregullat e reja të Qeverisë Britanike

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 19:48
Marcelo Bielsa

Trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa, ka kritikuar rregullat e reja anti COVID-19 për lejimin e tifozëve nëpër stadiume sipas zonave të caktuara.

Sot kanë hyrë në fuçi rregullat e reja, ku klube si Liverpool, Tottenham, Chelsea, Arsenal, Everton që gjenden në zonën 1, mund të lejojnë deri në 2000 tifozë në stadium, ndërsa klubet e tjera varësisht zonave nuk munden ende të bëjnë këtë gjë.

Leeds është në zonën 3 të rrezikshmërisë, që do të thotë se ata nuk munden të kenë tifozë të pranishëm në stadium.

Menaxheri argjentinas tha se kjo nuk është e drejtë, nëse lejohen tifozët nëpër stadiume, atëherë do të duhej të lejoheshin tek të gjitha klubet, pasi që tifozët kanë ndikim në atmosferën dhe rezultatin e ndeshjeve.

“Klubet nuk duhet të merren me pasojat e diskriminimit në një kategori. Do të duhej të mbanin  konkurrencën në mes klubeve sa më barabartë që të jetë e mundur”, deklaroi 65 vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat