“Maradona ishte idol për të gjithë ju”

Futboll

“Maradona ishte idol për të gjithë ju”

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 20:08
Andrea Pirlo

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka thënë se Diego Maradona “Ishte idol i të gjithë fëmijëve të cilët dëshirojnë të luajnë futboll”, ka thënë ai derisa Zonja e Vjetër përgatitet për t’u përballur me Beneventon në Serie A.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka thënë se Diego Maradona “ishte idol për të gjithë fëmijët të cilët dëshironin të luanin futboll”, ka thënë në konferencën për shtyp para përballjes me Beneventon në Serie A.

Zonja e vjetër tashmë ka udhëtuar në Benevento dhe trajneri ka folur për Juventus TV para ndeshjes se Ligës, e treta këtë javë që prej përfundimit të ndeshjeve të Kombëtareve.

Ai ka folur për legjendën e Napolit dhe Argjentinës, Maradona, i cili vdiq të mërkurën.

“Ai ishte idol i të gjithë fëmijëve të cilët dëshironin të luanin futboll”, tha Pirlo për Juventus TV. “Me kujtohet në Botërorin e parë kur e shikonva, atë të vitit 1986 ku ai fitoi me Argjentinën”.

“E përdorja kopshtin tim dhe përpiqesha ta shënoi atë gol sikurse ai që e shënoi kundër Anglisë, duke u përpjekur që t’i kalojë tërë lojtarët”.

“Është një kujtim i jashtëzakonshëm i një lojtari unik i cili do të mbetet në histori të futbollit përgjithmonë. E kisha fatin ta takojë atë disa herë, po ashtu të kemi edhe foto me të që jam shumë i lumtur që sot i ruaj në albumin tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat