Klubi i njohur anglez do tentojë sërish transferimin e Milot Rashicës

Futboll

Klubi i njohur anglez do tentojë sërish transferimin e Milot Rashicës

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 21:09
Milot Rashica

Aston Vila do të tentojë një sulm tjetër në merkaton e janarit për sulmuesin nga Kosova Milot Rashica.

24-vjeçari i cili aktualisht aktivizohet me gjermanët e Verder Bremenit kërkohet me ngulm nga klubi anglez por duhet të mposhtë konkurencën edhe të Bajer Leverkusenit dhe të Lajpcigut ku janë duke ndjekur me kujdes yllin shqiptar.

Rashica në këtë sezon është aktivizuar në 4 ndeshje me skuadrën nga Bremeni dhe ende nuk ka mundur ta tundë rrjetën në Bundesligën gjermane.

Vlen për tu theksuar se jo pak herë kosovari ka shprehur dëshirën e tij për të bërë hapin e madh të karrierës me një klub të madh europian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat