“Ronaldo është lodhur”

Futboll

“Ronaldo është lodhur”

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 21:25
Cristiano Ronaldo

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka treguar se ka bërë disa ndryshime kundër Beneventos dhe tha se Cristiano Ronaldo “do të pushon sepse ai është lodhur”

Zonja e Vjetër ka udhëtuar në Benevento me të cilën skuadër do të luan në Ciro Vigorito në Serie A dhe trajneri i bardhezinjve ka pranuar se do të bëj ndryshime edhe në mbrojtje që t’i jep pak pushim Alex Sandros pushim.

“Nuk do të jetë e njëjtë mbrojtje sepse Alex Sandro ka qenë jashtë për dy muaj”, tha Pirlo për Juventus TV. “Ai ende është pak i lodhur, por do të vije me në në Benevento”.

“Jemi me fat që Bonucci është kthyer dhe po stërvitet me grupin, derisa Cristiano po pushon për shkak se ai është pak i lodhur pas disa ndeshjeve dhe ne nuk e kemi në plan që ta marrim atë me vete në Benevento”.

Aaron Ramsey është rikthyer nga një lëndim në muskul në Ligën e Kampionëve këtë javë dhe kaluar shtatë minutat e fundit në fitoren 2-1 kundër Ferencvaros.

“E shoh atë si mesfushor ofensivë, ai me ka befasuar”, tha Pirlo për ish mesfushorin e Arsenalit.

“Ai është një lojtarë inteligjent i cili gjithmonë di të pozicionohet mirë në fushë në çdo situatë. E shoh atë sepse ai di të gjej hapësira dhe t’i krijojë ato kur luan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat