“Interi do ta pushojë Lukakun kundër Sassuolos”

Futboll

“Interi do ta pushojë Lukakun kundër Sassuolos”

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 21:50
Romelu Lukaku

Sky Sport Italia raporton që Romelu Lukaku do të pushohet në ndeshjen që Inter e luan në Serie A të shtunën kundër Sassuolos

Ashtu si Juventusi që ka treguar se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë kundër Beneventos, media e njohur ka treguar që edhe Interi e ka ndërmend që ta pushojë sulmuesin belg kundër gjelbërzinjve.

Belgu sapo është kthyer nga një lëndim që e mbajti atë jashtë në ndeshje kundër Parmës dhe Real Madridit, para ndeshjeve të Kombëtareve.

Që t’i shmangën një lëndimi të gjatë për ish sulmuesin e Manchester United, Alexis Sanchez mund të luajë si sulmues kundër Sassuolos këtë vikend.

Sky shkruan se ai do ta këtë për partner Lautaro Martinez, derisa Antonio Conte më shumë është duke u përgatitur për ndeshjen e rëndësishme kundër Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve.

Raporti shkruan që Matteo Darmian dhe Ivan Perisic mund ta zëvendësojnë Achraf Hakimin dhe Ashley Young në krah, por Stefano Sensi duket se nuk do të jetë i gatshëm të rikthehet në mesfushë nga minuta e parë.

Marcelo Brozovic është duke luftuar me kohën që të kthehet pasi që u testua negativ me koronavirus këtë javë, por Nicolo Barella, Arturo Vidal dhe Roberto Gagliardini pritet të startojnë nga fillimi.

Milan Skriniar, Stefan de Vrij dhe Alessandro Bastoni duket që janë gati dhe do të startojnë nga fillimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat