Klopp: Maradona për futbollin ishte njësoj si të takoje Papën

Futboll

Klopp: Maradona për futbollin ishte njësoj si të takoje Papën

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:42
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp është i bindur se Diego Armando Maradona, përtej talentit  në fushën e lojës, përfaqësonte më mirë atë me të cilën përballet një futbollist në ditët e sotme.

Talenti, por edhe fama e sfidat që sjell ajo, janë ato të cilat e bënë Maradonën të madh e ndoshta ndikuan edhe deri në vdekjen e tij.

“Jeta e tij tregon se sa bukur mund të jetë kur je një futbollist i nivelit ndërkombëtar, por edhe se sa e gjithë kjo mund të jetë e vështirë”, tha sot Klopp në konferencë për shtyp.

“E kam takuar vetëm një herë dhe për një lojtar të nivelit ku isha unë, ishte njësoj si të takoje Papën. Ishte me të vërtetë speciale. Do t’i mungojë futbollit, do të më mungojë mua. Dhe kur dëgjoj reagimet që solli largimi i tij nëpër botë, i them vetes se nëse do t’i kishim treguar dashurinë tonë kur ishte ende me ne, pa u munduar të bënim një selfie, por vetëm duke i treguar respektin që meritonte, mendoj se do të mund ta kishim ndihmuar”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat