Pëson dëmtim të rëndë te Juventusi, sulmuesi nuk i shpëton dot operacionit

Futboll

Pëson dëmtim të rëndë te Juventusi, sulmuesi nuk i shpëton dot operacionit

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 00:37
Juventusi

Giacomo Vrioni ka pësuar një dëmtim të rëndë. Seanca stërvitore e ditës së sotme me Juventusin, ka qëlluar fatale për sulmuesin e kombëtares shqiptare.

22-vjeçari ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë.

Operacioni është i paevitueshëm dhe Vrioni do të kryejë nesër ndërhyrjen kirurgjikale.

Image

Lojtari i lindur në Itali, ka shënuar 1 gol në 4 takimet e luajtura me Juventus U23, teksa debutoi me ekipin e parë në barazimin 1-1 ndaj Hellas Verona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat