Tuchel i ka orët e numëruara, zbulohet plani i Leonardo-s

Futboll

Tuchel i ka orët e numëruara, zbulohet plani i Leonardo-s

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 06:35
Thomas Tuchel

Leonardo po bën gjithçka është e mundur që të bindë Massimiliano Allegri-n për të marrë vendin e Thomas Tuchel në stolin e PSg-së, por plani i drejtorit sportiv të francezëve mund të ishte prishur nga Manchester City.

Nuk është një sekret, në fakt, që bashkëjetesa mes Leonardo-s dhe Tuchel është shumë e komplikuar, pasi trajneri gjerman ka kritikuar publikisht menaxhimin e merkatos së PSG-së nga ana e  brazilianit.

Siç ka bërë të ditur le10sport.com, në planet e ish-trajnerit të Inter-it dhe Milan-it është Massimiliano Allegri, njeriu ideal për të zëvendësuar ish-trajnerin e Borussia Dortmund.

Ish-trajneri i Juventus-it është akoma pa një skuadër, por situata mund të ishte ndryshe. Manchester City, para rinovimit të Pep Guardiola, ka menduar t’ia besonte skuadrën Massimiliano Allegri-t.

Tani, mundësia për ta parë Massimiliano Allegri-n në Paris është akoma e hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat