Zanetti: Adriano ishte i jashtëzakonshëm. Goli ndaj Real-it? Tani do të flitej ndryshe nëse…

Futboll

Zanetti: Adriano ishte i jashtëzakonshëm. Goli ndaj Real-it? Tani do të flitej ndryshe nëse…

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 06:37
Adriano

Në një intervistë të dhënë për ESPN Brazil, Javier Zanetti ka folur për Adriano-n.

Ish-kapiteni i Inter-it i ka thurur elozhe brazilianit për cilësitë e tija në fushë, por veçanërisht jashtë saj.

Zëvendëspresidenti i klubit zikaltër e ka kujtuar kështu Perandorin:

“Adriano ka ardhur tek Inter-i në momentin e tij më të mirë. Një sulmues shumë i fuqishëm. Mbaj mend se debutimi i tij ka ardhur gjatë një miqësoreje me Real Madrid, në Santiago Bernabeu, dhe shënoi me goditje dënimi”.

“Gjuajtja ka qenë shumë e fortë, fatmirësisht nuk goditi murin përndyrshe sot do të flisnim për të gjëra të tjera. Një sulmues i jashtëzakonshëm. Një shok shumë i mirë për grupin. Kemi ndarë momente shumë të bukura brenda dhe jashtë fushës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat