Maldini ndez ëndrrat e tifozëve: Është një lojtar i nivelit të lartë. Duhet ndjekur

Futboll

Maldini ndez ëndrrat e tifozëve: Është një lojtar i nivelit të lartë. Duhet ndjekur

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 06:39
Paolo Maldini

Paolo Maldini, në një intervistë të dhënë për Telefoot, ka folur edhe për interesimin e kuqezinjve për Florian Thauvin të Marseille.

“Është një lojtar që do të jetë në fundin e kontratës, kështu që është një lojtar interesant në aspektin ekonomik. Është një lojtar i nivelit të lartë”.

“Nuk është saktësisht prototipi i lojtarit që kemi marrë në këto dy vite për nga mosha. Por, siç themi gjithmonë, përzierja e duhur është ajo e përbërë nga shumë lojtarë të rinj dhe disa lojtarë me eksperiencë që mund të japin diçka më shumë”.

“Sigurisht, një profil që duhet ndjekur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat