Maradonës i bëhet një nderim i veçantë në Ekuador

Futboll

Maradonës i bëhet një nderim i veçantë në Ekuador

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:37
Maradonës i bëhet një nderim i veçantë në Ekuador

Në Ekuador, kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të nderuar të veçantin, Diego Maradonën.

Legjenda argjentinase ndërroi jetë ditën e mërkurë, pas një komplikimi të shëndetit.

Në shumicën e garave të futbollit kanë vendosur që të nderojnë Maradonën duke mbajtur një minutë heshtje në fillim të ndeshjes. Në Ekuador, ata menduan të bëjnë diçka më ndryshe.

Aty ndeshjet filluan normalisht, por, në minutën e 10’, gjyqtari ndërpreu ndeshjen për të mbajtur një minutë heshtje, për Maradonën, që gjatë karrierës ka mbajtur fanellën me numër 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat