Asllan Vitaku: Ja çfarë ka bërë Maradona midis Beogradit 

Futboll

Asllan Vitaku: Ja çfarë ka bërë Maradona midis Beogradit 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:54
Asllan Vitaku

Njeriu që dha shumë për hendbollin dhe sportin në përgjithësi, prof. Dr.sci Asllan Vitaku, tani ne pension dhe kryetar i KH Trepça – femrat, kujton dy momente interesante në jetë, me Diego Armando Maradonën dhe Pelen.

Barcelona në vitin 1982 midis Beogradit e mposhti me 4:2 Cërvena Zvezda. Maradonën mund ta shikoni nga minuta 11.32 sekonda,si e trulloi portierin Stojanoviq.

Image

Maradona dhe Pele

“Maradonën e pashë në Beograd kundër Cërvena Zvezdës në vitin 1982.

Ai i shënoj 2 gola në atë ndeshje, golin e parë pas kornerit me kokë, edhe pse Maradona ishte lojtari më i shkurt, gjersa golin e dytë e dha në mënyrë fantastike, sipas mendimit tim, ishte goli tij i dyti me radhë më i bukuri i të gjitha kohërave të futbollit botëror: topin e morë në mes të fushës, i kaloi 3 lojtarë të Zvezdës, kur u afrua në distancë 25 metra afër portës, portieri Stojanoviq doli gati te penalltia, e Maradona me LOB goditje e dha golin. 

60.000 shikues ne stadiumin ‘Marakana’ në Beograd i aplauduan  Golit të Maradonës.
Pellen e kam parë në Sarajevë, në vitin 1968, kur isha student i fakultetit teknologjikë.

Jam krenar që pata rastin t’i shoh këta 2 kolosë të futbollit botëror. Messin nuk e pashë "gjallë"”, thotë Dr.sci Asllan Vitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat