Chelsea në gjurmët e mbrojtësit austriak

Futboll

Chelsea në gjurmët e mbrojtësit austriak

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 13:22
Chelsea në gjurmët e mbrojtësit austriak

David Alaba po luan sezonin e fundit me klubin e Bayernit të Mynihut, pasi i skadon kontrata në qershor dhe ka refuzuar të gjitha ofertat e gjermanëve për të rinovuar, ndërsa lista e klubeve që kanë shprehur interes për shërbimet e anësorit austriak, shtohet nga dita në ditë.

Kështu së fundi janë londinezët e Chelsea-t ata që kanë nisur negociatat me menaxherët e mbrojtësit dhe janë gati t’i plotësojnë Alabës pretendimet ekonomike, për të marrë në Londër në fund të sezonit.

Mbrojtësi austriak është një futbollist polivalent, që luan si në krahun e majtë, ashtu edhe në qendër, ndërsa londinezët janë në kërkim të një futbollisti me eksperiencë, pasi po vuajnë jo pak në prapavijë këtë fillim sezoni.

Gjithsesi drejtuesve të Chelsea-t do t’u duhet të mposhtin konkurrencën e klubeve të mëdha si Barcelona, Manchester United, Manchester City, etj., të cilët gjithashtu po ndjekin me interes Alabën dhe janë gati ta rrëmbejnë me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat