Kur Ajet Shosholli me Kujtim Shalën, u përballen me Shukri Paçaradën, Shefqet Lajçin, Harun Isën...

Futboll

Kur Ajet Shosholli me Kujtim Shalën, u përballen me Shukri Paçaradën, Shefqet Lajçin, Harun Isën...

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 13:56
Kur Ajet Shosholli me Kujtim Shalën u sfiduan nga Shukri Paçarada, Shefqet Lajçi, Harun Isa...

Me 19 dhjetor të vitit 1999, në stadiumin në Mitrovicë, sot quhet stadiumi “Adem Jashari”, u zhvillua takimi mes Kombëtares së Kosovës dhe përzgjedhjes së Diasporës, në kuadër të 28 Nëntorit. Kjo ndeshje u luajt me 19 dhjetor dhe jo me 28 nëntor, për shkaqe teknike.

Ndeshje mjaft e mirë që e përcollën 5 mijë shikues në atëkohë dhe në fushë ishin paraqitur yjet e futbollit, si Kujtim Shala, Shukri Paçarada (portier), Florent Karahoda (portier), Harun Isa, Afrim Tovërlani, Sadik Rrahmani, Eroll Salihh, Mehmet Dragusha, Kushtrim Munishi, Shefqet Lajçi, Fadil Berisha etj.

Ajet Shosholl, selektor i Kombëtares së Kosovës, në atëkohë, kishte thënë se në pjesën e parë treguan lojë efikase. 
“Në pjesën e parë ishim mjaft efikas dhe se për dallim nga e para, në të dytën loja paksa ra për kah intensiteti. Në të ardhmen kombëtarja jonë do të ketë të angazhuar edhe disa nga ky formacion i Diasporës, ngase këtu shihet se ka brumë të mirë dhe kualitativ”, ka thënë Shosholli. 

Shefqet Lajçi, selektor i diasporës, nuk ishte ndarë i kënaqur me lojë: “Kualiteti i lojës nuk ishte në nivel të duhur. Mirëpo në rrethanat e tashme të Kosovës nuk ka pasur mundësi të zhvillohet lojë më e kënaqshme. Ekipi i Kosovës, më duket se për një nuancë ishte më i mirë se diaspora.

Unë mendoj se lojtari me numër nëntë, Dragusha ishte njëri ndër më të spikaturit. Ne kemi për qëllim t'i zhvillojmë edhe dy ndeshje në Kosovë, me Vëllaznimin dhe Lirinë, mirëpo këto nuk janë definitive".

Kosova – Diaspora 4:3
Stadiumi në Mitrovicë: 
Shikues:5000.
Gjyqtarë: E. Voca, M. Gashi, A. Hasani.
Shënues: Munishi (4' e 15’), Shala (31'-nga penalltia), Fetahu (80') dhe Ejupi (18' e 23'), Kelmendi (78').
Kosova: Veseli, Podvorica, Kurti, Keçi, Berisha (Tabaku), Statovci, Duraku, Shala, Dragusha, Tovërlani (Salihu) dhe Munishi (Fetahu).
Diaspora: Paçarada (Karahoda), Kelmendi, Ademi, Hyseni, Miftari, Ejupi, Shala (Berisha), Rrahmani, Lajçi (Alia), Salihu (Gojani) dhe Isa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat