Inzaghi humbet durimin me Muriqin, Strakosha rikthehet titullar ndaj Udinese

Futboll

Inzaghi humbet durimin me Muriqin, Strakosha rikthehet titullar ndaj Udinese

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 14:55
Strakosha dhe Muriqi

Nesër në mesditë Lazio pret Udinezen për të luajtur ndeshjen e javës së nëntë të Serie A. Mediet italiane zbulojnë formacionet e mundshme të betejës së nesërme. Padyshim ne na intereson Lazio, e cila nesër pritet të vijë me risi.

Pas thuajse tre javësh, Thomas Strakosha do të vendoset nga minuta e parë mes katërkëndëshit të Lazios. Gardiani i kombëtares është shëruar totalisht dhe rikthyer në formë pas infektimit me koronavirus në fillim të këtij muaji.

Inzaghi e bëri të qartë se ylli i kombëtares sonë është portieri i parë i Lazios dhe këtë e konfirmon edhe me vendimin e nesërm, ku Reina e nis nga stoli. Ndërkohë Vedat Muriqi nuk po vjen ende në versionin e tij më të mirë dhe nesër do e nisë nga stoli.

Caicedo është rikthyer në superformë këtë sezon dhe do të jetë ai krah Immobile nesër në 12:30 në “Olimpico” ndaj Udineses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat