Ramadani: Dhamë maksimumin dhe që nuk dhamë më shumë gola ishte meritë edhe e Besës

Futboll

Ramadani: Dhamë maksimumin dhe që nuk dhamë më shumë gola ishte meritë edhe e Besës

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:16
Ramadani: Dhamë maksimumin dhe që nuk dhamë më shumë gola ishte meritë edhe e Besës

Besa – FC Prishtina ka qenë ndeshja hapëse e javës së 15-të në Superligën e Kosovës.

Në Brestovik të Pejës, Besa ka qenë nikoqire e skuadrës kryeqytetase, FC Prishtinës.

Ndeshja në fjalë i takoi kryeqytetasve me rezultat të pastër, 0:2.

Trajneri i FC Prishtinës, Zekirija Ramadani, tha: “Para se të dalim në analizën e lojës dua ta shfrytëzoj rastin t’i uroj të gjithë shqiptarëve ditën e flamurit. Në pjesën e parë krijuam shumë raste dhe luajtëm më mirë teksa humbëm disa raste që nuk duheshin humbur”.

“Dhamë maksimumin dhe që nuk dhamë më shumë gola ishte meritë edhe e Besës që nuk na lejoi të shënonim më shumë, e patëm pak të vështirë edhe të ambientohemi në këtë fushë dhe këtë mot”, thotë ai.

“Gjithsesi objektivi u arrit dhe për një trajner ndeshjet si këto janë më të vështirat për t'u fituar. Unë erdha një javë para fillimit të kampionatit dhe do apo sdo duhet pak kohë për ambientim, e kaluam atë krizën që na kapi, por duhet të jemi me këmbë në tokë, të vazhdojmë kështu dhe ta ngrisim vullnetin dhe dëshirën për të fituar tre pikët”, përfundoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat