Klein për Besën: Ne nuk do të dorëzohemi

Futboll

Klein për Besën: Ne nuk do të dorëzohemi

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:19
Klein për Besën: Ne nuk do të dorëzohemi

Prishtina arriti fitore të madhe me rezultat 2:0 sot kundër Besës.

Golat e fitores u shënuan nga Kryeziu dhe Krasniqi, teksa kryeqytetasit e merituan fitoren me lojën që treguan.

Pas ndeshjes deklaratë për ArtSport dha edhe trajneri francez i pejanëve, Jerome Klein.

“Ne i pritëm në zonën tonë në fillim, por pasi Prishtina na realizoi ne filluam të luanim më lartë”

“Lojtarët e mi luftuan dhe luajtën me shumë energji sot, patëm disa raste për të barazuar rezultatin por nuk shënuam”

“Ne nuk do të dorëzohemi, është e vështirë por do japim maksimumin ndeshje pas ndeshje, kjo është e rëndësishme”

“Plani është të vazhdojmë të luajmë, ne kemi lojtar të rinjë dhe duam të kemi progres në lojë dhe të luajmë më shpejtë. Nuk është e duhura të luajmë me topa të gjatë, por duhet të luajmë më mirë dhe më shpejtë e të përmirësohemi për të ardhmen, pastaj do të shohim”- përfundoi francezi.

Besa mbetet akoma në vendin e fundit me vetëm 6 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat