Liverpoolit iu mohohet fitorja në fund, Maupay dështon nga penalltia 

Futboll

Liverpoolit iu mohohet fitorja në fund, Maupay dështon nga penalltia 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:26
Liverpoolit iu mohohet fitorja në fund, Maupay dështon nga penalltia 

Kampioni i Anglisë, Liverpooli, kthehet me një pikë nga Brighton. “Reds-at” ishin afër fitores por e cila iu mohua në çastet e fundit duke barazuar me rezultat 1:1 me Brighton-in, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Amex”. 

Vendasit patën rast ideal për të kaluar në epërsi në minutën e 20-të, por futbollisti Neal Maupay, nga penalltia gjuan jashtë portës së majtë të portierit të Liverpoolit, Alisson.

Në minutën e 60-të, futbollisti Diogo Jota, me depërtim individual nga rreth 12-13 metra shënon në këndin e djathtë të poshtëm, 0:1. 

Në minutën e 84-të, Robertson harkon për mrekulli, Sadio Mane nga afërsia me kokë shënon por anulohet për pozitë të pa rregullt.

Në minutën e 90+3, Pascal Gross, ishte i saktë nga penalltia dhe barazon rezultatin 1:1.

Pas javës së 10-të, Liverpooli kryeson me 21 pikë, ndërsa Brighton renditet në të 16-ën me 10 sosh. Pikë e madhe për vendasit, ndërsa dëshpërim pr trajnerin Klopp dhe Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat