Brighton merr një pikë të madhe përballë Liverpoolit

Futboll

Brighton merr një pikë të madhe përballë Liverpoolit

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:38
Brighton dhe Liverpool

Brighton ka marrë një pikë shumë të vlefshme përballë Liverpool, duke barazuar 1:1, me vendasit që golin e shënuan në kohën shtesë të ndeshjes.

Vendasit Brighton patën disa raste të mira shënimi në fillim të ndeshjes, madje ata shpërdoruan edhe një penallti, kur Neal Maupay nuk realizoi në minutën e 20’.

Në minutën e 60’, u shënua goli i parë i ndeshjes, që mban emrin Diego Jota, shkruan lajmi.net.

Brighton golin e barazimit e shënoi në kohën shtesë nga penalltia, me anë të Pascal Gross.

Me këtë barazim, Liverpool tani numëron 21 pikë, duke u renditur në vendin e parë, pozitë që mund ta humbas kur të zhvillohen ndeshjet tjera të Premierligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat