​Marotta: Ky është problemi i Eriksenit me Interin

Futboll

​Marotta: Ky është problemi i Eriksenit me Interin

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:12
Christian Eriksen

Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, është ndalur për të folur për situatën e mesfushorit Christian Eriksen i cili po vazhdon të ketë probleme me trajnerin Antonio Conte i cili nuk po i jep minutazhën e duhur për të luajtur.

“Çështja e rëndësishme është funksionaliteti.

Shumë lojtarë nënshkruhen për të mirën e projektit, por pastaj ata nuk përshtaten me projektin dhe janë jashtë funskionit.”, tha Conte.

“Ne nënshkruam me Eriksen në merkaton e Janarit duke shfrytëzuar një mundësi shumë të mirë për 20 milionë euro, por pastaj është trajneri ai i cili vendos për zgjedhjet e tij. Gjithsesi në po merremi me këtë situatë dhe do të bëjmë një zgjidhje të mirë për të gjithë.”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat