Barcelona në krizë financiare, bën gati të shesë dy ‘yjet’ e skuadrës!

Futboll

Barcelona në krizë financiare, bën gati të shesë dy ‘yjet’ e skuadrës!

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:14
Foto Ilustrim

Prej disa muajsh, Barcelona është duke kaluar një krizë të rëndë financiare.

Pandemia COVID-19 që ka pushtuar të gjithë globin ia ka vështirësuar edhe më shumë raportet financiare gjigantit katalunas.

Sipas mediave në Spanjë, Barcelona është gati për ta shitur dy futbollistë të madh në janar, që do t’i siguronte atyre të ardhura të mira financiare.

Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinho janë për momentin dy lojtarët që po mendohet për t’i shitur dhe që të mbushen arkat e klubit. Sulmuesi francez kërkohet nga PSG dhe disa skuadra angleze, ku nga shitja e tij Barcelona pretendon të fitojë rreth 100 milionë euro.

Ndërkohë një xhevahir i çmueshëm është edhe braziliani Philippe Coutinho për të cilin nuk mungojnë ofertat me vlerë rreth 80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat