Tirana në krizë dëmtimesh/ Bardheblutë udhëtojnë në Krujë, Partizani pret Skënderbeun dhe Vllaznia, Kukësin

Futboll

Tirana në krizë dëmtimesh/ Bardheblutë udhëtojnë në Krujë, Partizani pret Skënderbeun dhe Vllaznia, Kukësin

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:29
Foto

Ende pa u rikuperuar psikologjikisht dhe fizikisht nga rezultatet e mesjavës, Superliga rikthehet në fushë ditën e dielë për javën e pestë të këtij sezoni.

Tirana skuadra kampione e vendit nuk po arrin të gjejë qetësinë me mungesat e shumta, për shkak të dëmtimeve,duke ja bërë më të vështirë këtë fillim Nevil Dedes. Këtë fundjavë ata do të luajnë ndaj skuadrës së sapo ngjitur nga Kategoria e Parë, Kastrioti, po që në këto javë të para ka befasuar të gjithë duke u renditur në vendin e dytë me dy fitore dhe dy barazime, pa e provuar ende shijen e humbjes

Ndërkohë partizani i Ilir Dajës po merr formë dalëngadalë me gjithë vështirësitë e këtij sezoni pa merkato. Në prag të ndeshjes me Skënderbeun, trajneri i të kuqve shprehet i gatshëm për të mundur ish-klubin e tij, duke theksuar se do të ishte mirë që edhe me kryeqytetasit të arrinte rezultatet që mori me Skënderbeun e disa viteve më parë.

Ndërkohë kjo javë e  pestë do të ketë edhe sfida të tjera interesante si Vllaznia-Kukësi apo Bylis Teuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat