Rrëzimet e avionëve që tronditën futbollin

Futboll

Rrëzimet e avionëve që tronditën futbollin

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:32
Rrëzimet e avionëve që tronditën futbollin

Ekipi kombëtar i Zambisë dhe ëndrra për të luajtur në Kupën e Botës

Kanë kaluar katër vjet që prej kur ndodhi një prej tragjedive më të mëdha në futbollin botëror.

Më 28 nëntor të vitit 2016, ekipi i Chapecoense po udhëtonte drejt Medellin, në Kolumbi, për të zhvilluar ndeshjen e parë të finales së Kupës së Amerikës së Jugut ndaj Atletico Nacional.

Aeroplani që po transportonte ekipin u rrëzua në mungesë të karburantit. Në këtë aksident, vdiqën 71 persona, nga 77 sa ndodheshin në të.

Më 21 janar, futbolli përjetoi një tjetër tragjedi, kur një aeroplan privat që po dërgonte futbollistin Emiliano Sala drejt Anglisë, ra në ujërat e këtij vendi.

Sala ato ditë kishte kompletuar një transferim nga Nantes te Cardiff në Premierligë.

Duke përfshirë Emiliano Sala dhe Chapecoense, më poshtë i gjeni tragjeditë nga rrëzimet e avionëve që kanë tronditur futbollin ndër vite:

Ekipi kombëtar i Zambisë dhe ëndrra për të luajtur në Kupën e Botës

Më 27 prill të vitit 1993, aeroplani ushtarak me të cilin po udhëtonte ekipi kombëtar i Zambisë u rrëzua në det menjëherë pas largimit nga Gaboni. Ekipi po udhëtonte për të luajtur një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Senegalit. Në këtë fatkeqësi mbeten të vdekur 18 futbollistë. Sot, 25 vjet më vonë, Zambia ende nuk ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës.

Vdekja e futbollistëve holandezë në Surinam

Më 7 qershor të vitit 1989, një fluturim i Suriman Airway që po udhëtonte nga Amsterdami u përpoq por pa sukses për të bërë një ulje të detyruar në Paramaribo, Suriman. 168 pasagjerë gjetën vdekjen nga 182 sa ndodheshin në aeroplan, në mesin e tyre edhe 23 futbollistë holandez.

Tragjedia e Alianza de Lima

Më 8 dhjetor të vitit 1987, aeroplani me të cilin po udhëtonte ekipi Alianza de Lima ra në Oqeanin Paqësore. 43 persona vdiqën, përfshirë 16 lojtarë dhe trajnerin.

“Busby Babes” i Manchester United
Më 6 shkurt 1958, Manchester United përjetoi tragjedinë më të madhe, duke humbur tetë futbollistë në rrëzimin e aeroplanit në Mynih, me të cilin po udhëtonte skuadra e tyre. Midis të vrarëve, ishte edhe ylli anglez Duncan Edwards, ndërsa Boby Charlon, i cili më vonë fitoi Kupën e Botës me Anglinë (1986), mori lëndime të lehta.

Rrëzimi i parë i një avioni në historinë e futbollit

Kjo ka ndodhur më 4 maj 1949. 18 lojtarë të ekipit italian Torino kanë vdekur së bashku me 13 persona tjera në rrëzimin e avionit me të cilin po udhëtonin.

Kjo tragjedi ndodhi 20 kilometra larg aeroportit. Nuk kishte të mbijetuar.

Tragjedi tjera që lidhën me botën e futbollit ishin edhe vdekja e Mathew Harding, nënkryetarit të Chelsea më 22 tetor 1996, dhe rasti i miliarderit Vichai Srivaddhanpraha, më 27 tetor 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat