Tifozët nuk e duan më Strakoshën

Futboll

Tifozët nuk e duan më Strakoshën

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:44
Tifozët nuk e duan më Strakoshën

Ky sezon është më konkurrues se asnjëherë më parë sa i përket Thomas Strakoshës te Lacio. Gardiani shqiptar duhet të bind trajnerin dhe tifozët se e meriton vendin e titullarit më tepër sesa Reina.

Ky i fundit po aktivizohej nga Inzagi përgjatë kohës që portieri i Shqipërisë rezultoi me COVID dhe siguria që i dha Lacios ishte e jashtëzakonshme.

Në shtatë ndeshjet pa Strakoshën nuk ka ardhur asnjë humbje për kryeqytetasit dhe mbi të gjitha Reina nuk ka gabar asgjë. Përkundrazi, ka më tepër siguri në daljet e tij dhe njëkohësisht ulërimat që jep në stadiumin e boshatisur për të movituar shokët e ekipit përcjellin energjinë e duhur.

“Tuttomercatoëeb” raporton se Inzagi e ka thënë në konferencën për shtyp se në ndeshjen e nesërme kundër Udinezes do të luajë Strakosha nga minuta e parë.

Kjo është edhe hierarkia e vendosur atje ku Reina vjen pas portierit të Shqipërisë. Megjithatë po në të njëjtën media italiane thuhet se tifozët dëshirojnë më shumë portierin me eksperiencë sesa Strakoshën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat