Klopp tallet me VAR: Kap sqetullat, gishtat…

Futboll

Klopp tallet me VAR: Kap sqetullat, gishtat…

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:53
Klopp tallet me VAR: Kap sqetullat, gishtat…

Klopp tallet me VAR: Kap sqetullat, gishtat… Krenar për djemtë, por çmenduri oraret!

Në fund të ndeshjes kundër Brighton, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp komentoi lojën, duke bërë shaka për dy golat e anuluar në favor të Reds për pozicione jashtë loje:

“Ne jemi mësuar me sqetulla, stemën e klubit dhe gishtat e këmbëve offside. Ne u munduam pak në pjesën e parë, pastaj u vendosëm dhe në pjesën e dytë nuk patëm probleme por patëm disa vështirësi fizike në finale, pasi mungonin energjitë!

Golat që shënuam ishin të jashtëzakonshëm, por këto janë periudha të vështira.

Nuk e di sa herë më duhet ta them. Televizionet kanë zgjedhur fillimin në 13:30. Të luash të mërkurën në 20:00 dhe të shtunën në 12:30 është vërtet e rrezikshme për lojtarët. Megjithatë jam krenar për djemtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat