Fitores iu gëzuan Veteranët e Kosovës

Futboll

Fitores iu gëzuan Veteranët e Kosovës

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:00
Fitores iu gëzuan Veteranët e Kosovës

Liga e Veteranëve të Futbollit me mbështetje të Federatës së Futbollit të Kosovës, sot, për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së, ka organizuar ndeshjen revyale ndërmjet ekipit të Veteranëve të futbollit të Kosovës dhe ekipit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të pranishëm në këtë ndeshje ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe komandanti i forcës tokësore të FSK-së, gjeneral, Enver Cikaqi, të cilët edhe e nisën topin nga qendra.

Para ndeshjes ekipet bartën transparentin “Të ndarë në shumë shtete, por të bashkuar rreth një flamuri, gjuhe dhe të një gjaku!”, si dhe transparentin në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare “Liria ka emër”.

Image

Pamje para ndeshjes

Image

Të dyja ekipet shfaqën lojën të mirë, por në fund fitores iu gëzuan Veteranët e Kosovës, me rezultat 4:2.

Image

Ndërkohë, pas ndeshjes për të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ndeshje u shtrua drekë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat