Di Maria pritet t’i bashkohet Interit në janar

Futboll

Di Maria pritet t’i bashkohet Interit në janar

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:43
Angel di Maria

Angel di Maria pritet që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga Paris Saint-Germain.

Thomas Tuchel nuk llogaritë më në lojtarin argjentinas dhe do e lejojë shitjen e tij në afatin e dimrit.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Interi është duke e menduar seriozisht transferimin e Di Marias, që do e ndihmonte shumë skuadrën me përvojën që ka.

PSG nuk i ka ofruar marrëveshje të re lojtarit, derisa ajo aktuale i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Për të mos e humbur si lojtar të lirë, klubi nga Ligue 1 planifikon që të shesë Di Marian qysh në janar.

Antonio Conte e pëlqen shumë lojën e lojtarit dhe do e kërkojë transferimin e tij, që mund të vlejë rreth 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat